Në Kosovë arrijnë 3 aeroplanë pa udhëtarë

09:00 | 16 Mars 2020
Arbresh.info

Mëngjesin e sotëm në Kosovë kanë arritur 3 aeroplanë.

Ashtu siç edhe kishte marrë vendim Qeveria e Kosovës aeroplanët kanë arritur pas orës 08:00 pa udhëtarë, por që do të shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova, shkruan arbresh.info.

Në njoftimin e Aeroportit të Prishtinës thuhet se dy aeroplanë kanë ardhur nga Zurich ndërsa një nga Viena.

“Nga data 16 mars 2020 bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Edhe 4 raste të reja me coronavirus

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme