Kosova ka pezulluar përkohësisht regjistrimin e barnave në vend.
Ka tri javë që në Agjencinë e Barnave të Kosovës nuk është shqyrtuar asnjë aplikacion për regjistrimin e produkteve mjekësore.
Mungesa e katër zyrtarëve në Departamentin për regjistrimin e barnave, sipas kryeshefit të këtij institucioni, ka bërë që kjo agjenci të marrë një vendim të tillë.
Hyrja në fuqi e Ligjit për zyrtarët publikë ka pamundësuar gjithashtu që ky institucion të hapë konkurs për këto pozita.
Kryeshefi i AKPPM-së, Ardian Rugova thotë se bazuar në ligjet në fuqi do të shikojnë që të gjejnë një zgjidhje të përkohshme, transferimin e disa zyrtarëve për një periudhë të caktuar, por që, sipas tij, nëse institucionet nuk gjejnë zgjidhje më afatgjate atëherë ata do të përballen me probleme të mëdha sa i përket regjistrimit të barnave në vend.
Distributorët e kompanive farmaceutike në vend thonë të jenë të shqetësuar me këtë vendim të AKPPM-së.
Sipas tyre, me këtë vendim mund ketë tërheqje të kompanive të mëdha farmaceutike, derisa thanë se për këto ditë sa është bllokuar ky proces janë rreth 300 produkte mjekësore që kanë mbetur pa u regjistruar.
KTV-ja ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me këtë çështje, por që zyrtarët e kësaj ministrie kanë thënë se për këtë temë duhet të flitet me zyrtarët e Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore./Arbresh.info/
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri