Komuna e Rahovecit përmes buxhetit të saj përveç projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, kanalizim fekal-atmosferik dhe ndriçimi publik ka filluar edhe një projekt të rëndësishëm e që ka të bëjë me “Menaxhimin dhe mirëmbajtjen e mbeturinave të ngurta”.
Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike thotë se edhe këtë vit kemi filluar me realizimin e projektit “Menaxhimi dhe mirëmbajtja e mbeturinave të ngurta”, dhe punimet në kuadër të këtij projekti kanë filluar gjatë javës që lamë pas duke u pastruar mbeturinat e ngurta në
magjistralen Rahovec-Malishevë.
Drejtori Behra shprehet se përmes këtij projekti, mbeturinat do të pastrohen në qytetin e Rahovecit dhe në shumicën e fshatrave ku ka nevojë.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...