“Në kohën e Thaçit është shmangur kriza, janë ndërtuar shkolla, është shtruar asfalt, Kurti nuk po bën asgjë”

20:21 | 3 Janar 2022
F.T

Në një intervistë për arbresh.info, lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë krahasimin mes Qeverisë Thaçi, në të cilën ishte pjesë edhe vet dhe qeverisë Kurti.

“Me keqardhje duhet të them se pritjet e kësaj qeverie janë larg për tu realizuar nga ajo punë që ata e kanë bërë deri tash. Unë vërtetë nuk kam besuar që kjo qeveri do të jetë kaq jo kompetente. Kam besu që nuk e kanë qasjen e duhur, që programi qeverisës nuk është ai që i jep zgjidhje problemeve të Kosovës dhe qytetarëve tonë, por kam pritur që të ketë një angazhim me dinamik”, është shprehur Krasniqi.

Ai ka thënë se kur ka parë ministra të rinj në moshë ka menduar se do ta marrin më seriozisht punën, por thotë se nuk ka ndodhur ashtu.

“Sot nëntë muaj kanë kaluar të qeverisjes së tyre dhe askush nuk din t’i thotë tri punë që i kanë nis dhe i kanë kryer. Nëse i kthehemi qeverive të kaluara ku kam qenë edhe unë pjesë, ta zëmë Qeverinë Thaçi I ose Qeverinë Thaçi II, shikoni ne nëntë muajt e parë i kemi thënë Kosovës një drejtim tjetër”,

“Në vitin 2008 ne e kemi stabilizu energjinë në Kosovë. Deri në 2008 ka pasur restrikcione si këto që po i përjetojmë prapë po ndodhë si 13 vite më vonë, ka qenë angazhim direkt i kryeministrit (Thaçit). Ne i kemi dhënë drejtim ndërtimit të shkollave sepse fëmijët i kemi gjet në kontejneri, në shumicën e Kosovës. Brenda dy viteve shumica e 120 shkollave janë ndërtuar. Mos të flasim pastaj për rrugë, se sot është bërë thjeshtë me thënë asfalt, asfalt, por ata që e kujtojnë 2007 e dinë që në Kosovës asnjë fshatë nuk ka qenë më rrugë të asfaltume. E mos të flasim për idetë e autostradave, kur i kemi përmend, kanë thënë vetëm vizatime. Krejt këto kanë marrë drejtim në vitin e parë të qeverisjes.

“Shpallja e pavarësisë ka ndodhur në muajin e parë të mandatit Thaçi I, por që kanë qenë një proces që ka filluar shumë më herët”, deklaroi mes tjerash ish-dora e djathtë e ish-presidentit Thaçi.

Mes tjerash Krasniqi thotë, se: Buxheti i viti 2022 është një buxhet, i cili nuk mundëson zhvillim. Është një buxhet, i cili ka nivelin më të ulët të investimeve publike dhe kapitale ndonjëherë që kemi pasur. Është një buxhet që duke i madh në numra sepse është projektuar për 2.7 miliardë, por të shohim në fund të viti të ardhshëm a do të realizohet si i tillë dhe cilat do të jenë efektet e tij.

Shiko intervistën e plotë ku janë diskutuar edhe çështje të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme