Ndërsa numri i infektimeve po rritet, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës thonë se janë të përgatitur për të pritur valën e dytë të pacientëve të infektuar që duhet të hospitalizohen.
Në Klinikën Infektive në QKUK janë të shtrirë 92 pacientë, prej të cilëve gjysma janë në oksigjenoterapi, ndërsa dy persona në respiratorë. Kështu thotë për TV Dukagjinin, infektologia Vera Berisha Ndrejaj.
“Me rritjen e numrit të rasteve do të kemi numër të shtuar të hospitalizuarve. Deri më tani Klinika është afër të përmbushë të gjitha kapacitetet, por sigurisht do të kemi edhe alternative të tjera”, deklaroi Vera Berisha Ndrejaj.
Berisha Ndrejaj tha se Klinika Infektive është e destinuar të trajtojë rastet që janë më të rënda.
“Problem pak më të madh kemi pasur me QMF-të që kanë referuar pacientë te ne kohë pas kohe. Disa raste kanë mundur t’i menaxhojnë vet”, deklaroi Berisha Ndrejaj.
Më tutje infektologia tha se stafi i klinikës është në gatishmëri për të pritur rastet e reja që pritet te hospitalizohen si pasojë e rritjes së numrit të infektuarve