Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuaer se në Klinikën e Onkologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u bë promovimi i sistemit laserik C-RAD të gjurmimit optik 3D.
Sipas njoftimit, kjo klinikë është bërë institucioni i vetëm në rajon me këtë teknologji të avancuar, shkruan Arbresh.info.
“Përdorimi i sistemit laserik C-RAD për pozicionim në radioterapi ofron një gamë të gjerë trajtimesh për pacientët tanë, duke përfshirë terapi të precizionit dhe efikasitetit të lartë në trajtimin e sëmundjeve onkologjike. Kjo teknologji e fundit ofron një standard më të lartë kujdesi dhe trajtimi për të gjithë pacientët që i nënshtrohen radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë.”, thuhet në njoftimin e ShSKUK.
“C-RAD ofron një pozicionim shumë të saktë te pacientit, duke siguruar që rrezatimi të drejtohet saktësisht në zonën që duhet trajtuar, ndërsa minimizohet ekspozimi i indeve të shëndosha dhe komplikacionet edhe efektet anësore të mundshme, pas trajtimit me radioterapi.”, thuhet tutje.
“Ndërkohe që shkurtojnë kohën e nevojshme për përgatitjen dhe trajtimin e pacientëve, duke përmirësuar efikasitetin e punës në klinikë. Po ashtu kjo teknologji ofron zgjidhje për menaxhimin e lëvizjes së frymëmarrjes, duke lejuar trajtimin e saktë të tumoreve në zonat që lëvizin me frymëmarrjen, siç janë mushkëritë dhe gjoksi.”, njofton ShSKUK.
Këto përfitime e bëjnë sistemin C-RAD një zgjidhje të duhur për pozicionimin e pacientëve në radioterapi, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të trajtimit.
ShSKUK njofton se pritet që brenda dy muajve, pas trajnimit të stafit mjekësor, të filloj trajtimi i pacientëve me këtë teknologji të avancuar./Arbresh.info/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha