Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK pacientët nuk kanë toilete funksionale për t’i kryer nevojat.
Në disa fotografi të dërguara nga një pacient në adresë të Gazetës Shneta, shihet se toaletet janë mbuluar me najlon pasi nuk janë të përdorshme.
Pacienti po ashtu ka dërguar foto të pjesës sanitare në dhomë ku shihet se përgjegjësit për rregullimin e tyre nuk e kanë kryer punën si duhet.
Ai është ankuar edhe për mungesë të shamponit për pastrimin e duarve, si dhe për mungesë të vazhdueshme të pecetave. Kjo nuk është hera e vetme kur pacientët ankohen për mungesë të gjërave elementare në QKUK.
Përveç mungesës së barnave dhe materialeve bazike, pacientët në shumicën e rasteve shërbehen me gjëra personale për higjienën e tyre duke nisur nga çarçafët dhe gjëra të tjera.
Nesër bëhet përurimi i çerdhes në fshatin Milloshevë të komu...
FFK organizon kamp stërvitor për futbollistët e së ardhmes t...
Vjedhje me armë, arrestohen dy vëllezër në Krujë, si e godit...
Marrëdhëniet e tensionuara, Barcelona e refuzon menjëherë Se...
Nesër ndahen certifikatat për nxënësit fitues të garave në n...
Man Utd po synon një top transferim, por gjithçka varet nga ...