Google ADS

Në Kinikën e Urologjisë, për herë të parë, bëhen intervenime urologjike me laparaskop

11:03 | 5 Mars 2020
Arbresh.info

Me ndihmën e dr. Skënder Saidit, urologut të mirënjohur nga Shkupi, mjekët në QKUK kanë operuar dy pacientë, që kishin ciste në veshkë.

Pacientët, që vuajnë nga këto probleme, tash, do të trajtohen me aparaturën e laparaskopit, derisa në programet operative, pas një kohe të shkurtër, për trajtim me metoda bashkëkohore, do të futen edhe patologjitë tjera.

Klinika e Urologjisë ka një staf të përgatitur për të implementuar metodat e fundit kirurgjike, falë trajnimeve për aftësim profesional brenda dhe jashtë vendit, që ka ndjekur për një kohë të gjatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme