Sot Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova ka plotësuar dy kriteret e mbetura për liberalizim vizash.
Tani udhëtimi pa viza i kosovarëve varet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave, shkruan portali arbresh.info.
Posa të miratohet propozimi legjislativ nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike nuk do të kenë nevojë për viza kur udhëtojnë për periudha 90-ditore në shtetet anëtare të BE-së.
Por përjashtim bëjnë Irlanda dhe Britania e Madhe, si dhe katër vendet e asociuara të Schengenit, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra./Arbresh.info/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...