Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për disa punime teknike të domosdoshme dhe si pasojë disa nga lagjet e kryeqytetit do të mbesin pa ujë nga ora 10:30 deri në ora 13:30.
Shkaku i këtyre punimeve, zonat ku do të ketë reduktime të ujit, janë: Rruga “Dëshmorët e Kombit” që do të përfshijë pjesën e qendrës së kryeqytetit, pjesën e lagjes “Ulpiana” duke vazhduar me lagjen e “Spitalit” e deri te fillimi i lagjes “Veternik në Prishtinë”.
“Gjatë ditës së nesërme, 5 dhjetor 2020 e shtunë do të realizohen disa punime teknike në ndërrimin e një valvole të ujit në afërsi të Rektoratit në Prishtinë. Për të realizuar një punim të tillë dhe të domosdoshëm duke ia dedikuar përmirësimit të infrastrukturës së rrjetës së ujit, jemi të detyruar të ndërpremë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:30 deri afërsisht në orën 13:30’, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...