Dje është bërë përmbyllja e projektit dhe lansimi i hartës digjitale dhe platformës e cila identifikon komunat ku vajzat nga komuniteti Roma, Ashkali dhe Egjiptianë rrezikojnë të braktisin arsimin.
Në kuadër të kësaj platforme janë publikuar arsyet për braktisjen e arsimit. Platforma është hartuar nga IPKO Foundation, mbështetur nga UN Women në kuadër të projektit “Rikthimi në Normalen e Re” apo “Return to (Neë) Normal”.
Në kuadër të këtij projekti, Prishtina, Mitrovica, Gjakova, Peja dhe Fushë Kosova janë identifikuar si komunat me shkallën më të ulët në të cilat vajzat e reja dhe gratë e komunitetit Roma, Ashkali dhe Egjiptas, e frekuentojnë shkollen dhe janë në nivel të lartë të rrezikut për ta braktisur shkollën.
Arsyeja pse kjo ndodh janë kushtet e rënda ekonomike, diskriminimi në baza gjinore e racore, martesat e hershme, si dhe së fundi edhe pandemia COVID – 19.
Ky projekt zbatohet agjensionet e Kombeve të Bashkuara (UN Women, UNICEF, UNFPA dhe WHO), dhe mbështetet nga Ambasada e Britanisë në Kosovë.
Përgjatë përgatitjes së platformës dhe hartës digjitale, janë bërë sondazhe me vajzat përfituese të këtij projekti, për të kuptuar thellësisht problemet që hasin ky target grup.
Të dhëna interesante kanë dalur nga ky hulumtim duke na treguar se rreth 63 studente dëshirojnë të ndjekin shkollën e lartë dhe të bëhen doktor, motër medicinale, 24 studente dëshirojnë të bëhen frizere ose grimere, 24 duan të bëhen shkenctare, 23 duan të bëhen mësuese ose edukatore, 22 duan të bëhen police dhe 15 nuk e dijnë ende.
Kjo tregon që këto vajza janë shumë të interesuara dhe të motivuara t’i vazhdojnë mësimet dhe të ndjekin shkollën.
Gjetjet kryesore nga sondazhet me drejtoritë komunale të arsimit, Ekipin e Parandalimit dhe Përgjigjen ndaj Braktisjes dhe Mosregjistrimi në arsimin e detyrueshëm (PRTAN), tregojnë që në secilën komunë kërkohet që të gjitha shkollat dhe arsimtarët të marrin trajnime shtesë, të ndahen fonde që i ndihmojnë këto shkolla në aktivitete si dhe të ketë më shumë prindër të komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptas në këto shkolla.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...