Rrethi Gürün i qytetit të Sivasit u regjistrua si vendi më i ftohtë në Turqi, me një temperaturë prej 30,9 gradë nën zero gjatë mbrëmjes së kaluar.
Sipas të dhënave në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Meteorologjisë, pas fshatit Göbekören të rrethit Gürün në Sivas, ku u shënua temperatura më e ulët, fshati Samat i rrethit Gerede në Bolu u bë vendi i dytë më i ftohtë me 29,6 gradë nën zero.
Moti i ftohtë ka përfshirë edhe qytetet e tjera të Turqisë.
Ndërkaq, reshjet e dendura të borës kanë goditur qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe mbyllje të aeroportit.
Kompania ajrore turke, Turkish Airlines, pezulloi fluturimet e saj drejt dhe nga aeroporti i Stambollit deri në mesnatë për shkak të reshjeve të mëdha të borës në qytet./AA/
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...