Vjosa Osmani duket se ka tejkaluar rekordin e Kurtit në 2019, duke marrë më shumë se 200 mijë vota.
Dikur ishte bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Por në zgjedhjet e së dielës, Vjosa Osmani mori më shumë vota në Istog se sa komplet LDK-ja.
Këta të fundit morën 4.558 vota ndërsa UD Presidentja u votua 5658 herë, duke lënë pas Ramush Haradinajn me 4766 vota e Avdullah Hotin me 3190 vota.
Mirëpo ky nuk është rasti i vetëm kur LDK doli keq në një ish-bastion të saj.
Në Podujevë, Lidhja Demokratike e Kosovës mori në total 9366 vota të rregullta, ndërsa kandidati i LVV-së, Fitim Haziri mori 10431 vota i vetëm, shkruan epokaere.
Ish kryetari i kësaj komune për disa mandate, Agim Veliu u votua vetëm 5300 herë.
Në Mitrovicë më së shumti vota nga Lëvizja Vetëvendosje mori aderimi Armend Muja me 20 mijë vota i pasuar nga Faton Peci me 5 mijë vota më pak.
Ndërkohë në këtë qytet Bedri Hamza nga PDK mori 4593 vota, duke lënë pas kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj.
Më shumë vota se i pari i partisë mori edhe Ardita Rrahmani e LDK-së në Kaçanik, me 759 vota ndërsa Avdullah Hoti 681 vota, e Lumir Abdixhiku me 283 vota.
Më i votuari në Gjilan është Alban Hyseni nga LVV me rreth 11 mijë vota, ndërsa nga PDK ishte Hoxhaj me 3856.
Hoxhaj doli i pari nga partia e tij edhe në Dragash, Ferizaj e në kryeqytet, derisa dy aderimet e fundit Avdullahu e Kastrati nuk morën më shumë se 1100 vota në Prishtinë.
Në Deçan i pari radhitet Ramush Haradinaj nga AAK i pasuar nga Daut Haradinaj, ndërsa në Klinë i pari nga partia e tij ka dalë Avdullah Hoti, i pasuar nga Kujtim Shala.
Në Junik e Kaçanik më e votuara ishte Vjosa Osmani, duke lënë pas Glauk Konjufcën me rreth 2 mijë vota.
Ajo mori rreth 13 mijë vota edhe në qytetin e Vushtrrisë deri sa në media raportohet se Osmani ka tejkaluar edhe rekordin e Albin Kurtit në 2019, duke marrë më shumë se 200 mijë vota në total.
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla