Google ADS

Në këtë faqe mund të aplikoni për tërheqjen e kursimeve pensionale

11:58 | 8 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Të premten në ora 15:00 hapet sistemi për tërheqjen e parakohshme të kursimeve pensionale nga Trusti.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me përfaqësuesit e BQK-së dhe Trustit Pensional, raporton portali arbresh.info

“Nga informatat që morëm është se të gjitha përgatitjet janë bërë, në mes dy institucioneve, të premten pasdite hapet sistemi për aplikim ne trust ne ora 15:00”, tha Hoti.

Kurse nga Trusti Pensional treguan se çka nevojitet për të aplikuar.

“Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Për të aplikuar duhet llogaria bankare dhe numri personal. Lusim qytetarët që këto të dhëna t’i japin të sakta dhe se paratë do të transferohen në xhirollogaritë individuale. Presim që shumë shpejtë të bëhet pagesat për aplikimet dhe e para presim që pagesat të bëhet para fundvitit”, tha Ruzhdi Morina.

Kjo është faqja ku mund të aplikoni për të tërhequr 10 përqindëshin.

Trusti 10%

Të premten e kaluar është miratuar me 71 vota për Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ku mundësohet edhe nxjerrja e parave nga Trusti Pensional./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme