Prokurori i Tribunalit Special, David Schwendiman ka lajmëruar largimin e tij, ndërsa Bashkimi Evropian është në kërkim të një prokurori të ri, që kushdo që të jetë, Schwendiman dha mesazhin që asgjë rreth Gjykatës Speciale nuk do të ndryshojë.
Kwai Hong Ip, zëvendësi i z. Schwendiman, do të marrë përsipër detyrën si Prokuror i Specializuar i Përkohshëm, derisa të emërohet një prokuror tjetër në vend të Schwendimanit.
Në njoftimin e largimit të tij, Schwendiman tha se nuk ka të bëjë me mungesë të zotimit të hetimeve, por për shkak se skadon emërimi i tij në fund të këtij marsi, shkruan Gazeta Express.
Në këtë deklaratë, Schwendiman e bëri të qartë që nuk po e jep dorëheqje as nuk po shkarkohet dhe që largimi i tij i shpejtë nuk paraqet një ndryshim në politika ose zotim ndaj punës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar nga ana e SHBA-së ose nga ana e Bashkimit Evropian ose nga bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi.
Schwendiman pati disa fjalë për të qartësuar qëllimet e Gjykatës Speciale edhe kur në vend të tij do të vijë dikush tjetër.
“Një parim kryesor i punës sonë gjithmonë ka qenë përgjegjësia individuale – duke mbajtur njerëz përgjegjës për veprat e veta, për çka kanë bërë si individë – puna jonë asnjëherë nuk ka qenë për ndryshimin e historisë ose për të veçuar grupe të caktuara për dënim”, ka thënë ai.
“As kjo nuk do të ndryshohet kur një Prokuror i Specializuar i ri do të marrë përsipër detyrën,” shtoi ai. /Express/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin