David Young, avokat i ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, e ka përdorur një deklaratë të ish-kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në kërkesën e tij parashtruar Gjykatës Speciale për lirimin e përkohshëm të klientit të tij, raporton Gazeta Express.
Duke arsyetuar se nuk ekziston rreziku i arratisjes së Selimit në rast se ai lihet i lirë, Young shkruan se Kurti kishte thënë veprimtaria e Selimit është karakterizuar gjithmonë me nder dhe integritet.
“Rreziku i arratisjes. Z. Selimi është një figurë publike që është i njohur në të gjithë Kosovën si politikan në partinë politike Vetëvendosje dhe aktualisht shërben si anëtar i Kuvendit të Kosovës në emër të asaj partie, ku është gjithashtu Shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes. Siç shpjegohet nga Z. Albin Kurti, udhëheqësi i partisë politike më të madhe të Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës, veprimtaria patriotike dhe profesionale e Z. Selimi është karakterizuar gjithmonë nga përkushtimi i plotë, nderi dhe integriteti në ushtrimin e detyrave të tij. Këto detyra kanë qenë thelbësore, duke filluar me pozicionin si Ministër i Rendit Publik në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës (1999-2000), ajo e Komandantit të Akademisë së Mbrojtjes (2000-2003), dhe shumicën e kohës, ajo e fundit e deputetit të partisë politike Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar avokati.
Ai e ka përmendur edhe bashkëpunimin e Selimit me Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjatë intervistimeve të tij si një nga arsyet tjera për lirimin e përkohshëm të klientit të tij.
“Z. Selimi bashkëpunoi plotësisht me hetuesit e ZPS-së, pasi i ishte lëshuar një thirrje për intervistë nga ZPS të cilën ai e ndoqi vullnetarisht për tri ditë intervistim me ZPS-në më 12, 13 dhe 14 nëntor 2019. Ai e aranzhoi vetë udhëtimin e tij për në Hagë, duke udhëtuar nga Prishtina me qëllim të pjesëmarrjes në intervistat e ZPS-së. Me kërkesë të ZPS-së, ai u kthye në Hagë nga Prishtina për dy ditë të tjera të intervistave më 18 dhe 19 shkurt 2020. Z. Selimi iu përgjigj pyetjeve të ZPS-së dhe nuk e shfrytëzoi të drejtën e tij për përfaqësim ligjor gjatë intervistimit”, thuhet ndër tjerash në kërkesën e Young.
Ai ka kërkuar që Selimi të lirohet përkohësisht me apo pa kusht. Po kështu, Young ka kërkuar nga gjykatësi i procedurës paraprake që të vendos ta mbajë një seancë dëgjimore për këtë çështje më 16 dhjetor.
Gjithashtu, mbrojtja ka kërkuar që të reduktohet afati kohor i marrjes së përgjigjes në lidhje me aplikimin, nga 10 në katër ditë.
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...