Mbrëmë në fshatin kufitar të komunës së Kamenicës, në Karaçevë është organizuar një aksion i madh i policisë së Kosovës në bashkëpunim me institucionet e rendit ku janë arrestuar 35 persona.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të hollësishme të aksionit që u zhvillua në tri lokacione ku u arrestuan gjithsej 35 persona, 12 prej tyre zyrtarë policorë, shkruan lajmi.net.
Ata thonë se në këto aksione janë konfiskuar 220 aparate të lojërave të fatit, 6 shtëpiza kompjuteri, 1 karikator i AK47, një armë me gaz, 1 kombi me kafshë të kontrabanduara dhe prova të tjera materiale.
“Ajo që dua të prezantoj është një operacion policor të realizuar në bashkëpunim të ndërsjelltë dhe të ngushtë mes IPK-së, Policisë dhe prokurorisë. Operacioni ka pasur për qëllim luftimin e aktiviteteve kriminale siç janë prostitucioni, lojërat e fatit. Operacioni ka qenë tredimensional dhe i njëkohshëm. Fillimisht të ndalem tek zona e Karaçevës ku është ushtruar urdhër kontroll në 12 lokacione nëpër kazino. Janë arrestuar 7 persona fizikë të cilët pas intervistimit ka rezultuar se janë klientë të këtyre kazinove. Janë sekuestruar 220 aparate, 6 shtëpiza kompjuteri, 1 karikator AK47, 1 kombi me kafshë të kontrabanduara. Ajo që është në interes të opinionit publik dhe të tuajin si media, të gjitha objektet atje janë rrënuar”, thanë nga policia e Kosovës në konferencë për media.
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën