Pagesat elektronike janë më të sigurta dhe më të përshtatshme, por a po bëhen ato më të popullarizuara edhe në masën e gjerë? Pasi kafeneja e tij “Crown & Anchor” në pjesën jugore të Londrës u grabit nga hajnat, Arbër Rozhaja tha: Mjaft më!
Grabitësit e kishin për qëllim vjedhjen e parave kesh, por çka do të bënin ata sikur të mos kishte kesh fare? Z.Rozhaja, drejtor operativ në kompaninë simotër, “London Village Inns”, e llogariti sasinë e trasaksioneve kesh dhe i lëshoi poshtë. “Rreth 10 deri 13 për qind të të hyrave të përgjithshme janë kesh ndërsa pjesa tjetër është përmes kartelave”, thotë ai.
Kështu, në tetor kafeneja “Crown & Anchor” filloi të pranonte pagesa vetëm me kartelë. Klientët mund të përdorin debit-kartela, kredit-kartela dhe të bëjnë pagesa pa prekje përmes “Android Pay” dhe “Apple Pay”. Pra, një pesëshe nuk ju kryen punë. Në hapësirat e lokalit u vendos mbishkrimi “Kërkojmë falje, por tash jemi në epokën digjitale”.
Katër kafene të firmës tash i refuzojnë pagesat kesh, ndërsa dy të tjera pritet t’ia kthejnë shpinën keshit duke nisur nga viti i ardhshëm. Sipas Rozhajës, ky ndryshim fillimisht u bë për t’i larguar hajnat, por tash po del të jetë një vendim biznesor i marrë në kohën e duhur.
Për stafin e bizneseve “London Village Inns”, në përfitimet e punës pa kesh përfshihet shmangia e numërimit të madh të monedhave në fund të orarit të punës. Në anën tjetër, menaxherët tash nuk kanë nevojë të udhëtojnë nëpër qytet me qese plot me të holla për t’i dërguar në bankë. Rozhaja thotë se edhe bankat kanë tarifa shtesë për veprime bankare me kesh, në krahasim me veprime digjitale.
Ndonëse thotë se i ka pasur disa ankesa nga klientët, reagimi i tyre në përgjithësi ka qenë pozitiv. Biznesi nuk ka pësuar rënie të dukshme. “Është ende kohë e shkurtër për ta analizuar rezultatin, por sikur të kishte diçka të keqe, ajo do të vërehej menjëherë”, thotë ai.
Por a po zhduket keshi në Britani të Madhe? Çfarë po ndodh me të në pjesën tjetër të botës? Në shtator, një pijetore kishte deklaruar se është e para që i kishte larguar pagesat kesh. Kjo dukuri është përhapur tashmë edhe në pjesët tjera të botës. Lokale të tilla ka në New York, Singapor dhe madje edhe “Ikea” në Suedi ka eksperimentuar me dyqane që pranojnë vetëm pagesa elektronike.
“Ikea” ka deklaruar se vetën një në një mijë persona kanë këmbëngulur që të paguajnë me kesh. Sipas një firme amerikane për hulumtime, keshi, megjithatë, do të jetë i pranishëm edhe për një kohë të gjatë. “Disa klientë e parapëlqejnë keshin për shkak të privatësisë dhe sigurisë. Disa tjerë jetojnë në zona ku ka pak valë për telefon dhe ka ndërprerje të rrymës, prandaj për ta keshi mbetet mënyra më e besueshme e pagesës”, thonë në këtë firmë.
Disa kanë thënë se pamundësia e pagesës me kesh është diskriminuese ndaj klientëve të pastrehë, të cilët nuk kanë xhirollogari bankare. Këto shqetësime kanë shkaktuar edhe beteja ligjore ndaj disa dyqaneve në SHBA. Por a është zotëri Rozhaja i brengosur për njerëzit që nuk kanë kartela bankare? “Jo, marrja e një kartele bankare është e lehtë. Mendoj se sidomos në Londër ëshë e pamundur për të vepruar pa ndonjë kartelë bankare”, thotë ai, shkruan “BBC”,
Kumanova regjistron disa zjarrvënie që dyshohet të jenë krye...
Bisedë e thellë mes Leos dhe Lelës, sqarojnë gjithçka mes ty...
Juventusi dhe Interi garojnë për të siguruar nënshkrimin me ...
Kishin me vete mijëra para të padeklaruara, kapen në Morinë ...
KEK-u njofton për ndalesën dyditore të njësisë B1
Osmani vendos lule te shtatorja e Rugovës për 80-vjetorin e ...