Google ADS

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës”, Osmani takon ushtarët amerikanë

09:09 | 11 Maj 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po vazhdon vizitën e saj në Teksas.

Osmani ka takuar ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar.

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës”, është mesazhi që dëgjuam nga ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani tha se i ka vizituar ata për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës.

“Gra e burra nga ushtria amerikane për 25-vjet shërbyen me devotshmëri për lirinë dhe paqen, e edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me ne në mbrojtje të shtetit dhe kufijve tanë. Prandaj dje i vizitova për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës. Kosova është e bekuar që e ka këtë mbështetje”, ka shkruar presidentja Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme