Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.
Ndryshe në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë, më 17 nëntor Trupi Gjykues urdhëroi kufizimin e përkohshëm të komunikimeve dhe vizitave të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, dhe Rexhep Selimit. Vendimi i përkohshëm u mor në vijim të kërkesës së Prokurorisë për modifikim të kushteve të paraburgimit.
Ai nuk ndikon në vizitat dhe komunikimet për shtatë të paraburgosurit e tjerë në objektin e paraburgimit.
Vendimi ndalon përkohësisht vizitat e këtyre tre të akuzuarve nga persona të paprivilegjuar dhe përcakton që çdo kërkesë për komunikim me persona të paprivilegjuar gjatë kësaj periudhe duhet të autorizohet paraprakisht nga Administratorja.
Trupi Gjykues vendosi se kufizimet janë të përshtatshme duke marrë parasysh rrezikun e nxjerrjes së paligjshme të informacionit konfidencial nga objekti i paraburgimit.
Kufizimet janë të përkohshme derisa Trupi Gjykues të lëshojë vendim të plotë lidhur me themelësinë e kërkesës së Prokurorisë.
Në të njëjtën çështje gjyqësore, Trupi Gjykues miratoi më 27 nëntor kërkesën e prokurorit të Specializuar lidhur me Kontaktimin e dëshmitarëve pas dëshmisë, e cila lidhet me kontaktet mes një palë dhe dëshmitarit të thirrur nga pala tjetër, pasi dëshmitari ka përfunduar dëshminë ose pasi deklaratat e dhëna më parë prej tyre janë pranuar si prova. /rtk
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...