Në fshatin Hade të Obiliqit ka vazhduar edhe sot rrënimi i shtëpive të ndërtuara pa leje.
Inspektorë komunalë të Obiliqit, bashkë me inspektorë të Ministrisë së Mjedisit dhe ekipe të KEK-ut, patëm probleme pasi që banorët tentuan ta pengojnë aksionin, raporton RTV Dukagjini.
Fehmi Preniqi u doli përballë zyrtarëve që shkuan për të rrënuar shtëpitë e bashkëfshatarëve të tij.
Ai tha se nuk do ta lejojë që të hyjnë në pronën e dikujt përmes oborrit të tij, për të rrënuar shtëpinë e fqinjit.
“Nëpër oborr tim nuk do të kaloni. Me forcë mundeni. Armatim nuk kemi”, tha ai.
Pronari i shtëpisë që duhej të rrënohej nuk ishte i pranishëm. Disa banorë thanë se ai jeton jashtë vendit, kurse disa të tjerë u deklaruan se nuk e njohin fare dhe nuk e dinë nëse pronari i shtëpisë është nga fshati i tyre.
Një banor tha se ata që po vijnë në fshat dhe po ndërtojnë shtëpi nuk i njeh askush.
Burim Ismaili nga Inspektorati Komunal i Obiliqit, tha se ky veprim është një përgjigje për të gjitha ata banorë që ndërtojnë, sepse aty nuk lejohet ndërtimi për shkak se është shpallur zonë me interes të veçantë.
Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi, tha se banorët që po vazhdojnë të ndërtojnë nuk do të kompensohen.
Edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë thirrje që të mos ndërtohen shtëpi në këtë vend, sepse nuk do të kompensohen pronarët e tyre.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez