Në Komunën e Graçanicës, qytetarët serbë vazhdojnë edhe më tej ta përdorin dinarin. Gjatë së enjtes banorët e kësaj komune blerjet i bënë me këtë valutë, e po ashtu edhe tërheqjen e dinarëve në bankomate.
Dinarët po i tërheqin lirshëm nga bankomati i postës në Graçanicë, nga ku, sikur çdo ditë tjetër, këtë valutë e vunë në qarkullim për blerjet e përditshme.
“Sot po funksionojmë normalisht. Për ne është krejt njësoj, me rëndësi me i marrë paratë që i kemi fituar vetë”, shprehet një qytetar.
Pavarësisht nga ajo se nga sot ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore mbi pagesat me para të gatshme, qytetarët serbë në Graçanicë thanë se edhe më tej po e përdorin dinarin për transaksione e pagesa.
“Sot po paguajmë edhe me dinarë edhe me euro, siç e shihni edhe ju”, thotë një tjetër qytetar.
Dinarë gjatë ditës pranoi edhe pronari shqiptar i një biznesi në këtë komunë, i cili tha se nëse nuk e marrin këtë valutë, do t’i humbasin konsumatorët.
Disa qytetarë serbë në Graçanicë u shprehën se nëse është nevoja, do të këmbejnë dinarin dhe do të paguajnë me euro./rtk/
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...