Agjencia për Menaxhim Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me rastin e Ditës Evropiane të Numrit Emergjent 112, ka promovuar këtë numër në një manifestim publik në komunën e Graqanicës.
Qytetarëve të kësaj komune me këtë rast u janë ndarë bluza me numrin 112, fletushka informuese për këtë numër e gjëra të tjera me qëllim që qytetarët të jenë sa më të informuar rreth shërbimit të emergjencave.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha tha se sot është viti i katër i promovimit të këtij numri të përbashkët.
“Jam i lumtur që sot do t’i njoftojmë qytetarët e vendit tonë, duke përfshirë edhe fëmijët që nuk kanë nevojë të jenë të ngarkuar me shumë numra por ne si institucione sot po tregojmë përkushtimin tonë që përveç rendit dhe sigurisë publike si një nga objektivat kyçe në ministri dhe qeveri në po i japim rëndësi edhe mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve duke vënë në pah një sistem të integruar”, tha Hoxha.
Brenda vitit në qendrat operative bëhen rreth 38 mijë thirrje nga qytetarët e vendit, prej të cilave sipas Hoxhës ka rezultate të prekshme.
“Ky numër është numër i shpresës, sepse qendrat operative që veprojnë 24 orë pranojnë 80 deri 100 thirrje në ditë që do të thotë besimi i qytetarëve është në rritje dhe nëse e shohim se brenda një viti kemi rreth 38 mijë thirrje dhe brenda këtyre ka rezultate të prekshme në mbrojtjen e jetë dhe pronës së qytetarëve”, shtoi Hoxha.
Në uljen e rrezikut nga fatkeqësitë kundër fatkeqësive natyrale në Kosovë me promovimin e numrit emergjent 112, e ka mbështetur UNDP-ja.
Fumihiko Tominaga nga UNDP-ja tha se ky numër është në dispozicion 24 orë për t’i mbrojtur qytetarët nga çfarëdo fatkeqësie, qoftë natyrore, apo e shkaktuar nga njeriu.
“Në projektin e tanishëm të cilin jemi duke punuar lidhur me reduktimin e fatkeqësive natyrale është e financuar nga qeveria japoneze. Në Japoni ky numë i emergjencave është 119, në fakt kemi dy numra një për polici që është 110 dhe për zjarrfikës dhe ndihma tjera 119. Unë personalisht nuk kam pasur nevojë ta thërras kurrë këtë numër, mirëpo mendoj që e kemi këtë sistem edhe në Kosovë dhe emergjenca apo thirrja në këta numra është 24 orë në ditë dhe është që t’i mbroj qytetarët nga çdo gjë që mund të ndodh, qoftë nga natyra apo nga njeriu”, tha Tominaga.
Ndërsa, Mahir Hasani nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka falënderuar UNDP-n për mbështetjen e dhënë.
Derisa, në fund u janë ndarë edhe certifikata punëtorëve të AME-së që kanë treguar përkushtim dhe janë dalluar me punën e tyre.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...