Në Gllogoc vidhet një Golf 3

09:25 | 5 Nëntor 2023
K.B

Një burrë ka raportuar në Polici së disa persona të panjohur i kanë vjedhur veturën.

Vetura e tij është me targa vendore e tipit Golf 3.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në Gllogoc.

“Gllogoc / 04.11.2023. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura e tij me targa vendore e tipit Golf III”, bën të ditur njoftimi i Policisë.

Rasti në procedurë hetimore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme