Morgut të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, tash e katër muaj, i është mbyllur dera dhe aty nuk ofrohet asnjë shërbim.
Kjo për shkak se menaxhmenti, Komuna dhe Bashkësia Islame, janë dakorduar që një organizatë joqeveritare t’i dërgojë në morg privat kufomat e personave të cilët vdesin në këtë spital, raporton KTV.
Kështu, familjarët të cilët duan që të afërmit e tyre të vdekur të qëndrojnë në morg, për këtë shërbim detyrohen të paguajnë nga 20 euro për një natë dhe mos ta shfrytëzojnë morgun e spitalit që është pa pagesë.
KTV-ja ka folur me OJQ “Bereqeti”, numrat e së cilës dhe të Bashkësisë Islame, stafi mjekësor ua rekomandon qytetarëve për t’i thirrur.
Mirëpo, ligjet në fuqi nuk lejojnë që të ketë morg privat, përveç atij të institucionit spitalor publik.
Madje, sipas nenit 21 të udhëzimit administrativ që rregullon shërbimet e morgjeve, edhe klinikat private janë të detyruara që kufomat t’i mbajnë në morgun e spitaleve publike.
Por, në Gjilan, në lagjen Gavran, morgu privat funksionon pa problem në bodrumin e Xhamisë “Dardania”.
Komuna e Gjilanit insiston se janë ata që paguajnë shërbimet e tilla për qytetarët, përfshirë qëndrimin në morgun privat, e që kap shumën 60 euro për person.
Madje, drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Naser Korça nuk është fare në dijeni se ekziston morgu në kuadër të spitalit të qytetit.
Në Spitalin Rajonal të Gjilanit, mohojnë se ky morg nuk po shfrytëzohet derisa thonë se qytetarët e kanë mundësinë të zgjedhin se ku duan t’i mbajnë familjarët e tyre pas vdekjes.
Por, Kohavisioni ka qëndruar më shumë se 4 orë, në dy ditë të ndryshme, para këtij morgu, por aty nuk ka pasur asnjë lëvizje pos zyrtarit përgjegjës.
Ai nuk ka pranuar të flasë nëse ka pasur kufoma që kanë qëndruar së fundmi në morg.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë