Zhvillime të mëdha politike kanë ndodhur sot në qytetin e Gjilanit, ku kryetari i degës së Alternativës, Alfred Halili sekretari organizativ Fikri Mehmeti me gjithë strukturat e kësaj partie në Gjilan i janë bashkuar subjektit tonë politik NISMA Socialdemokrate.
Kjo ngjarje ka ndodhur sot, e ku i pranishëm ishte sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, kryetari i degës Sevdail Robeli, ministri Endrit Shala dhe Valdete Bajrami ndër themelueset e para të kësaj partie, njëherit drejtuese e forumit të gruas së Nismës.
“Sekretari Sherifi i uroi mirëseardhje Halilit dhe gjithë strukturave të Alternativës që sot janë bashkuar Nismës, duke ju shprehur mirënjohje për vullnetin dhe gatishmërinë për t’u rreshtuar krahë Nismës. Gatishmëria e gjithë strukturës së Alternativës në Gjilan për të vazhduar rrugëtimin politik në Nismë, tregon se vizioni ynë politik është i drejtë, parimor dhe i duhuri për shtetin tonë, Kosovën, ka thënë Sherifi. Nismës Socialdemokrate së fundmi i janë bashkuar personalitete të shumta, të cilët po gjejnë hapësirën e nevojshme për të dhënë kontributin e tyre profesional e politik”, njofton Nisma Socialdemokrate”
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...