Janë certifikuar sot në Gjilan 18 edukatore mbështetëse, infermiere e nxënëse të shkollës së mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, të cilat e mësuan alfabetin e gjuhës së shenjave dhe komunikimit verbal.
Ky trajnim i modulit të pare, i cili ka zgjatur dy javë, është organizuar nga Qendra edukative për fëmijët me nevoja të veçanta, me mbështetje të Komunës së Gjilanit.
Në ceremoninë e dorëzimit të certifikatave ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili e ka përgëzuar këtë Qendër për realizimin e këtij trajnimi me moton “Ma kupto heshtjen”, duke thënë se Komuna do të vazhdojë t’i mbështesë në vazhdimësi këto projekte të rëndësishme.
Ndërkaq, drejtoresha e Qendrës edukative për fëmijët me nevoja të veçanta, Shpresa Sejdiu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen, duke e nderuar atë dhe drejtorin e Arsimin, Nazim Gagica, me mirënjohje për përkrahjen e ofruar në realizimin me sukses të këtij trajnimi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...