Eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala ka reaguar pas lajmit se në Gjermani , të martën u morën sërish kërcënime për bomba kundër institucioneve publike në disa shtete federale.
Sipas tij kjo situatë mund të marr përmasa edhe në Kosovë.
“Situatë interesante në Gjermani por që mund të marr përmasa edhe në Kosovë. Në Gjermani, të martën u morën sërish kërcënime për bomba kundër institucioneve publike në disa shtete federale. Në Berlin, stacioni kryesor i trenit, transmetuesi RTL dhe Shepia e Willy Brandt, selisë federale të partisë në pushtet SPD, ishin midis të prekurve, siç njoftoi policia. Edhe shkollat u prekën sërish”, shkruan Shala në Facebook.
Shala shton se kjo që po ndodh në Gjermani është tejet normale të parashtohen disa pyetje në kontekstin e brendshëm në Kosovë.
“Sipas kësaj çka po ndodh në Gjermani ,është tejet normale të parashtohen disa pyetje në kontekstin e brendshëm në Kosovë. Tema këto dite që patëm rastin në media nga protesta për Palestinën në ditën ku erdhën 5-shja e BE/SHAB në Kosovë, a patën një qëllim të na paraqitet Kosova si qendër e ekstremizmit ?Pse ju është dhen leja për një protestë të tillë personit- organizatorit ( rastin konkret një i cili ishte pjese e IS dhe ka mbajtur dënimin në Kosovë për veprat penale terrorizëm ) ?- Pse në media në Kosovë po trajtohen kjo tematik dhe kujt është duke i hy në agjendë kjo tematik ” religjioni-feja etj ” , shkruan Shala në Facebook./Arbresh.info/
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...