Me pankartat, “Nuk duam ndarje të Kosovës”, “Bern, thuaj ‘jo’ autokratëve Vuçiq = Putin”, qindra shqiptar të Kosovës kanë protestuar sot në “Place des Nations” në Gjenevë kundër propozimit evropian që synon veçanërisht krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
“Kosova aktualisht është nën presion shumë të fortë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, e cila parashikon në veçanti krijimin e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Një marrëveshje e tillë nuk mund të lidhet në kurriz të sovranitetit të Kosovës”, ka thënë për “Le Temps”, Reis Luzhnica, përfaqësues i zgjedhur në parlamentin e Cyrihut, transmeton arbresh.info.
Për Luzhnicën, krijimi i Asociacionit do të prodhonte një situatë të ngjashme me Bosnjën ku ekziston Republika Srpska, “ose një shtet brenda një shteti”.
“Është e qartë se nuk funksionon. Kosova është një shtet multi-etnik”, këmbëngul ai.
Luzhnica thotë se deklarata e kreut të shtetit serb se nuk do të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, është “tashmë shkelje e projekt-marrëveshjes”. Mes serbëve dhe kosovarëve, pranon ai, bashkëpunimi është mjaft i mirë në komunat e jugut të Kosovës. “Nga ana tjetër, është shumë e vështirë në veri ku ndihet fuqishëm ndikimi i Beogradit”.
Në “Place des Nations” të shtunën ishte edhe Bekim Hoti. Sipas tij, ata po përpiqen ta ndajnë Kosovën në dysh. “Por ne nuk jemi kundër popullit serb, por kundër qeverisë së tij”. Ai shpreh keqardhjen për presionin shumë të fortë evropian dhe amerikan ndaj Prishtinës.
Si Brukseli ashtu edhe Uashingtoni duan të shmangin një luftë të re në tokën evropiane me çdo kusht. Lufta në Ukrainë është tashmë një sfidë e konsiderueshme. Edhe ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, beson ai, po shtyn për nënshkrimin e marrëveshjes.
Protestuesve nuk po u pëlqen as fakti që liderët evropianë që merren me këtë çështje vijnë nga vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës të shpallur 15 vjet më parë, përkatësisht Josep Borrelli nga Spanja dhe Miroslav Lajçaku nga Sllovakia.
Të hënën e kaluar, kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, pranoi se palët e kanë pranuar prpozimin evropian, ndonëse nuk u pajtuan për ta nënshkruar të njëjtin deri në një datë tjetër.
Kurti, nga ana e tij, tha se ishte i gatshëm ta nënshkruante, por theksoi se ishte Vuçiqi ai që refuzoi.
“Le Temps” shkruan se rasti i Kosovës prek nga afër Zvicrën, ku jetojnë shumë kosovarë. Kosova shpesh është përmendur si Kantoni i 27-të i Zvicrës. Konfederata ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...