Në gjendje të dehur u drejton thikën klientëve në një lokal në Prizren, arrestohet i dyshuari

08:56 | 23 Korrik 2023
E.H

Një person në gjendje të dehur ka hyrë në një lokal në sheshin “Shatërvan” në Prizren dhe ua ka drejtuar thikën klientëve, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar thika.

Gjithashtu, gjatë kontrollit i është gjetur edhe substanca narkotike të llojit marihuan dhe një grinder.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Sheshi Shatërvan, Prizren 22.07.2023 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në gjendje të dehur me një thikë në dorë ka hyrë në një lokal dhe ka drejtuar thikën në drejtim të klientëve. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar thika, 0.7 gram substancë narkotike të llojit marihuanë dhe një grinder. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme