Google ADS

Në gjendje të dehur rrah ish-bashkëshorten, arrestohet i dyshuari

08:51 | 12 Prill 2022
S D

Është arrestuar një person në fshatin Vërbeshticë të Shtërpcës për dhunë në familja dhe kanosje.

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Z.P (M/K) i moshës 45 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur j ish bashkëshorten e tij me inicialet O.P ( F/K) e moshës 41 vjeçare”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari nuk ka mundur të intervistohet nga policia, për shkak se ishte në gjendje të dehur.

Bëhet e ditur se me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme