Është arrestuar një person pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar zyrtarët policor me armë zjarri dhe ën fund ka plagosur vetën, shkruan arbresh.info.
Policia ka konfiskuar një pistoletë të tipit glock-17, një predhë dhe një gëzhojë, si dhe i dyshuari pas plagosjes i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren.
“Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 31.01.2022-20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti në gjendje të dehur, duke shtënë me armë zjarri është vet-plagosur. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një pistoletë të tipit Glock-17, një predhë dhe një gëzhojë. I dyshuari pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje pasi që i njëjti kishte kanosur me vrasje edhe zyrtarët policorë”, thuhet në raportin e PK-së/arbresh.info/
Sovraniteti në veri, Kurti: Janë zbuluar 12 depo armatimi, k...
“Qëndroj me krenari para jush”, Kurti në Kuvend përmend arri...
Bashota: Nuk e di nëse Kadri Veseli ka pasur ndonjë zëvendës...
Putin ka planifikuar një vizitë në Indi
Dhjetëra të vdekur nga përleshjet në një ndeshje futbolli në...
Begaj kujton Rugovën: Sot 80 vite më parë, Kosova lindi pres...