Në gjendje kritike gjendet një pacient me Covid-19 në Klinikën Infektive

19:23 | 29 Maj 2020
Arbresh.info

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare po mjekohen 9 pacientë me Covid-19.

Prej tyre, gjashtë janë në gjendje stabile, ndërsa tre me oksigjenoterapi, ku njëri nga ta është në gjendje kritike, duke u trajtuar në mjekim intensiv.

Informacionet për RTV21 i konfirmoi drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha.

Ndryshe, në Kosovë nga Covid-19 janë infektuar 1064 persona, 829 janë shëruar, ndërsa, 30 kanë vdekur, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme