Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se kardiologët invazivë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë vendosur 996 stenta te pacientët gjatë pjesës së parë të vitit 2021.
Sipas SHSKUK-së, në sallat e Kardiologjisë Invazive, brenda 6 muajve janë kryer edhe 1 mijë e 736 procedura të koronarografisë.
“Në mesin e shumë procedurave tjera kardiologjike, mjekët kardiologë invaziv kanë ofruar edhe 303 shërbime të ekoradiografisë dhe kanë realizuar edhe 4 Ekokardiografi Transezofageale”, thuhet tutje nga SHSKUK.
Sipas këtij Shërbimi, pas qetësimit të situatës me COVID-19, Kardiologji invazive po kryhen edhe rastet e planifikuara të koronarografive dhe stentimeve. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...