Rastet e vetëlëndimeve të 19 nxënëseve filloriste në Gjakovë, gjatë dy ditëve të fundit, kanë nxitur institucionet arsimore në këtë komunë që t`i shtojnë aktivitetet e tyre në funksion të vetëdijesimit të nxënësve lidhur me pasojat që mund të sjellin videolojërat në Tik-Tok dhe parandalimin e tyre.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjakovë ka vazhduar mbajtjen e takimeve në të gjitha shkollat me prezencën edhe të prindërve, për t’i hetuar së bashku me policinë rastet e vetëlëndimit që ndodhën së fundi në disa shkolla në Gjakovë.
“Biseduam rreth masave tjera që i kemi planifikuar t’i ndërmarrim, Policinë e falënderoj pa masë, shumë korrekt tepër të gatshëm në çdo moment, në çdo sekondë që ne i thërrasim në takimet me prind për të treguar më shumë për këtë sfidë të rrezikshme dhe unë po mendoj që na nuk jemi mirë në përgjithësi shumë me thanë por mirë është kur fillon me parandaluar diçka më të rrezikshme”, tha Eranda Kumnova – Baçi, drejtoreshë e DA-së në Gjakovë.
Të shqetësuar për situatën e krijuar janë edhe mësimdhënësit dhe psikologët në shkolla.
“Burimet e këtij trendi apo kësaj sfide akoma nuk janë të qarta mirëpo personi i cili e ka filluar e ka ditë saktë ku mund të arrihet qëllimi i tij për shkak se, siç e theksova, është një moshë mjaft delikate, po ashtu sot ne si psikolog në shkolla vërejmë që fëmijët kanë shumë mbingarkesë emocionale. Fëmijët po ndihen të stresuar nga kjo situatë. Ne po mundohemi t’ju shpjegojmë se mjafton të jenë të kujdesshëm në përdorimin e rrjeteve sociale dhe po i nxisim që në momentin që dinë informacion për një shok , shoqe për fëmijët e tjerë të raportojnë në mënyrë që fëmijët të ndihmohen sa më herët”, tha Elvira Pruthi, psikologe në shkollë.
“Celulari në moshën e vogël është i panevojshëm. Sot ka tekste të mjaftueshme për marrjen e informatave të cilat iu nevojiten fëmijëve në këtë moshë. Duhet të ketë një bashkëpunim në mes psikologëve dhe nxënësve, secila shkollë duhet të ketë psikologun e vet që shumica e shkollave në Gjakovë e kanë. Të ketë një bashkëpunim tepër të ngushtë; psikolog, arsimtar, fëmijë, prind. Është mirë që të mbahen edhe debate në secilën shkollë me ekspert të informimit, psikologjisë,mësimdhënies, pse jo me sociologë të cilët e kanalizojnë një fëmijë”, tha Arbër Malota, mësimdhënës.
Ndryshe, sipas zyrtarëve të arsimit dhe atyre të policisë në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur raste të reja të vetëlëndimeve në këtë komunë./rtk/
Plagosja në Vranjefc ndodhi para shtëpisë së politikanit të ...
Kurti takon ambasadoren Elizabeth McKee, shpreh mirënjohje p...
Ndeshja Zvicra – Kosova luhet nga ora 20:30
Arioni-Anës: Shoqja jote po mendon se unë i kam shfrytëzuar ...
Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të r...
Venecia po rekruton gondolierë të rinj/ Pagesa e tyre është ...