Google ADS

Në Gjakovë, përurohet objekti i ri, modern i Policisë së Kosovës

21:01 | 29 Nëntor 2019
A. B.

Sot në Gjakovë është përuruar objekti i ri, modern dhe funksional i Policisë së Kosovës. Në këtë objekt do të kryejnë punën, aktivitetet dhe detyrat e tyre zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale (DRP) Gjakovë dhe Drejtorisë Rajonale Perëndimi të Policisë Kufitare.

Në ceremonie e përurimit, të pranishëm ishin: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Rashit QALAJ bashkë me manaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës, po ashtu Kryetari i Komunës së Gjakovës, Nënkryetari i Komunës së Malishevës, përfaqësues të Gjykatës Themelore Gjakovë, përfaqësues të FSK-së, të KFOR-it, të klerit, të OSBE –së, të Avokatit të Popullit, dega Gjakovë, përfaqësues nga jeta shoqërore, publike dhe media.

Drejtoria Rajonale Policore e Gjakovës, është rajoni më i ri i ndarjes rajonale në kuadër të Policisë së Kosovës, derisa niveli më i ultë organizativ në këtë rajon -Stacionet Policore, kishin një infrastrukturë optimale për të zhvilluar punën policore, niveli i mesëm ka pasur mungesë të hapësirës për zhvillim të punës dhe aktiviteteve policore. Ndërtimi i këtij objekti do të jetë ndihmesë e madhe për të gjithë zyrtarët e punësuar aty, që tashmë pos hapësirës do te kenë edhe komoditetin për të zhvilluar dhe përmbushur obligimet dhe detyrat e tyre në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme