Njësiti Antikontrabandë i Doganës së Kosovës në një aksion të zhvilluar sot ka sekuestruar mallra të paligjshëm.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se aksioni është zhvilluar në Gjakovë në gjashtë objekte të ndryshme.
“Gjakovë 27 shtator 2023 njesitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë organizuar një operacion që synon luftën kundër aktiviteteve të paligjshme dhe kontrabandës.
“Mallrat përfshijnë, 30 telefona celularë Samsung dhe iPhone, 62 pajisje “Airpods”, 280 copë parfumë me origjinë nga Serbia, 29 pako çaj për dobësim dhe 88 pako të ndryshme të stimulantëve seksualë”, thuhet në njoftim.
Mallrat e zbuluara janë sekuestruar në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi. Në të njëjtën kohë, janë nisur procedurat e kundërvajtëse për personat përgjegjës./Arbresh.info/
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri