Zyra Kombëtare e Auditimit gjatë auditimit që ka bërë në komunën e Fushë Kosovës, ka evidentuar si parregullsi, kontratat e mësimdhënësve për shërbime të veçanta, ku edhe është punësuar një mësimdhënës me kohëzgjatje prej tre muaj, të mbajë lëndën e matematikës, ndërsa kishte të përfunduar Fakultetin e Sociologjisë, e të cilit nuk ia kishte paguar as kontributet pensionale dhe tatimin në pagë.
Në të gjeturat e Auditorit thuhet se Komuna ka angazhuar me vendim dy mësimdhënës për lëndët e Gjuhës shqipe dhe Matematikë, në shkollën fillore e mesme e ulët ‘’Selman Riza‘’, në kohëzgjatje prej tre muajsh. Njëri mësimdhënës me kualifikim Bachellor i Sociologjisë është pranuar për lëndë të matematikës. Në anën tjetër, të punësuarve nuk u janë paguar kontributet pensionale dhe tatimi në pagë, siç kërkohet me Ligjin për tatimin në të ardhurat personale.
Ndryshe, auditori i ka rekomanduar kryetarit që t’i rishikojë rastet për të cilat janë angazhuar mësimdhënësit dhe të konsiderojë nëse angazhimet e tilla janë të përshtatshme për pozitat e caktuara. Në anën tjetër, të sigurohet se tatimet dhe kontributet janë paguar sipas ligjit në fuqi për tatimin në të ardhura./arbresh.info/
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...