Google ADS

Në fundjavë reshje shiu, IHK: Mund të shkaktojnë vërshime

10:11 | 19 Nëntor 2022
A. B.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se reshjet e shiut të cilat kanë filluar nga e premtja pritet që të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, të cilat do të shtohen gjatë pasdites së shtune deri të hënën, më 21 nëntor me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territoriale.

IHK njofton se më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendi dhe këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta.

Lexoni të plotë njoftimin:

Informacione emergjente meteorologjike dhe hidrologjike.

Reshjet e shiut të cilat kanë filluar nga datë 18/11/2022, pritet që të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, të cilat do të shtohen gjatë pasdites së shtune datë 19/11/2022 deri të hënën me datë 21/11/2022 me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territoriale.

Më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa Veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendit. Këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, (efekti flash flood), të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.

Vërejtje:

Reshjet më të larta se 30 l/m² në 12 orë shkaktim përmbytje, probleme në të gjitha aktivitetet e prodhimit bujqësor, probleme në trafik, rrezik për rrëshqitje dheu. Lëndime të mundshme të njerëzve dhe dëmtim të pronës

Sqarim:

Prodhimi i këtij informacioni të jashtëzakonshëm meteorologjik dhe hidrologjik, bazohet në modele të certifikuara dhe prognoza profesionale zyrtare. Produktet e qendrës Evropiane të Parashikimit të Motit ECMWF të Sistemit Evropian Copernicus – EFAS dhe ICON model i krijuar nga shërbimi kombëtar gjerman i motit (DWD Deutscher Wetterdienst).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme