Sot, në fshatin Çifllak të komunës së Rahovecit kanë nisur punimet për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Në ceremoninë e nisjes së punimeve i pranishëm ishte kryetari i komunës, Smajl Latifi, zv. Ministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, nënkryetari Fatmir Iska, drejtori i shëndetësisë Samir Mustafa, drejtori i financave Afrim Limani dhe banor të këtij fshati.
Në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë e fillimit të punimeve, kryetari i komunës, Smajl Latifi u shpreh se një projekti i tillë në këtë fshat ka qenë i domosdoshëm të ndërtohet dhe se banoret e kësaj ane, do të kenë qasjen e tyre më të lehtë në shëndetësi, si një sektor jetik për mirëqenien e qytetarëve.
Vlera e projektit për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, buxhetit të komunës së Rahovecit do ti kushtoj 82,996./Arbresh.info/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para