Tërheqja e 10 përqindëshit në Trust, shumë shpejtë do të jetë në dispozicion për qytetarët.
Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, e ka të përfshirë edhe tërheqjen në trust, e cila do të hyjë në fuqi në javën e parë të muajit shtator.
Kështu u tha pas takimit të sotëm ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Tahiri dhe drejtorit të Trust-it, Ardian Zalli.
“Ligji tani është në komision parlamentar, po besoj që deri në fund të kësaj jave shkon në lexim të parë dhe shpresoj me procedurë të shpejtë në lexim të dytë. Kjo nënkupton se nuk ka shans brenda një jave ose 10 dite të kalojë në Kuvend”, tha zv.kryeministri Besnik Tahiri.
Tërheqja e 200 milionë eurove nga Fondin e Kursimeve Pensionale do të jetë një injeksion i mirë për ekonominë e vendit.
Por, jo të gjithë qytetarët do të kenë të drejtë të aplikojnë për 10 përqindëshin.
“Prej këtyre 630 mijë njerëzve, një kategori e madhe e tyre janë me shuma të ulëta në Trust që nënkupton se nuk do të tërheqin. Jemi duke folur për 50 për qind të këtij numri. Ndërsa pesëdhjetë për qind tjetër ka mundësi të bëjnë tërheqje”
Ndërkohë në TRUST, tashmë janë përgatitur për këtë proces.
“Aplikimi do të bëhet vetëm online dhe kjo shkon në favor të situatës me pandeminë, në mënyrë që të mos përhapet pandemia” shtoi Ardian Zalli, drejtor i TRUST-it
Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike javën e kaluar dështoi të kalojë në Kuvendin e Kosovës me procedura të përshpejtuara, ndërsa pritet në komisionet përkatëse të kalojë në dy leximet./T7
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar