Google ADS

Në fillim të shkurtit hapet pika kufitare Bellanoc-Stançiq

08:20 | 26 Janar 2020
A Z

Më në fund duket se hapjes së pikës kufitare Bellanoc-Stançic po i vije fundi.

Muaji shkurt pritet të jetë afati i fundit që edhe zyrtarisht të hapet kjo pikë kufitare.

Të paktën kështu ka bërë të ditur zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka, për arbresh.info.

Zeka ka thënë se ka mbetur vetëm dita të caktohet për inaugurim.

“Janë përfundu  të gjitha çështjet më rendësi si nga pala Kosovare si nga ajo Maqedonase është vetëm çështje inaugurimi. Ne jemi tu e prit BE-në dhe me caktu  datën. Kemi pasur disa bisedime këtyre ditëve por ende s’kemi një datë. Mundemi më thanë se fillimi i shkurtit do të jetë hapja e kësaj pike”.

Ai tutje ka treguar se stafi teknik është bë, dhe janë  vetëm në pritje të sinjalit të BE-së.

Kjo pikë kufitarë është bërë temë e diskutimeve tash e sa muaj.

Arsyeja është mos hapja ende e saj ndonëse punimet kishin përfunduar në gushtë të vitit të kaluar.

Arsyen e ngecjes së hapjes së këtij kufiri nuk ka dashur t’i komentojë zëvendësministri Zeka.

Duke shtuar se për çdo pyetje mund t’i drejtoheni zyrës së BE-së.

E ndonëse kufiri do të hapet, në të nuk mund të kalojnë automjete e rënda për të paktën 6 muaj tha Zeka.

“Për fillim do të qarkullojnë automjetet e vogla. 6 muaj do të jetë vetëm për lëvizje të njerëzve ndërsa pas 6 muajve do të përdoret edhe për automjete të renda për biznese”.

Arbresh.info, ka dërguar një emali për të marr një përgjigje nga zyra e BE-së, në Kosovës për datën e saktë të hapjes dhe arsyet e mos hapjes së deri tashme por që nuk ka marr një përgjigje.

Kujtojmë se ndërtimi i objektit të Pikës së përbashkët Kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, Bellanoc-Stançiç, kishte filluar në qershor të vitit 2018.

Shuma e përgjithshme e projektit kap vlerën e 1.2 milionë euro të siguruar nga Bashkimi Evropian. Në ditën e vënies së gur themelit në qershor të vitit të kaluar u tha se projekti pritet të përfundojë në fund të 2018.

Kjo pikë është ndërtuar në konceptin e menaxhuar të kufirit, me një pikë të përbashkët kufitare./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme