Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka paraparë të ketë një festë në sheshin e Prishtinës nga ora 24:00. Por, deri më tash aty nuk kanë dalë shumë njerëz. Fotot nga atje tregojnë gjendjen aktuale.
Thirrjes së Kadri Veselit, për te festuar në sheshin e Prishtinës duket se nuk i janë përgjigjur qytetarët. Aty deri më tash nuk kanë dal edhe as shumë njerëz. Sheshi për momentin duket i zbehët.
E, Veseli kohë me parë në një status në Facebook ka thënë se sonte në mesnatë do të ketë festë në Prishtinë.
“Fillimi i Ri erdhi. Bashkohuni me mua dhe ekipin fitues të Koalicionit PDK-AAK-NISMA nga i gjithë vendi.
Sonte, në mesnatë, sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...