Google ADS

Në Ferizaj nesër mbahet minimaratona ”Vrapojmë me policinë tonë”

14:30 | 12 Qershor 2024
E.K

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në bashkëpunim dhe në mbështetje të komunës së Ferizajt dhe në përkrahje të OJQ-ve ” Kuvendi i të rinjve të Ferizajt” dhe ” Flutura Academy ” nesër organizon minimaratonën tradicionale ” Vrapojmë me Policinë tonë”.

Sipas njoftimit, ky aktivitet fillon nga ora 11:00 tek palestra e sporteve ”Bill Clinton” në Ferizaj.

Policia bën të ditur se ky aktivitet fillon nga ora 11:00 tek palestra e sporteve ”Bill Clinton” në Ferizaj dhe organizohet për nderë të ”Dita çlirimit të Ferizajt” dhe përshkon një shteg vrapimi afër 5 km , nga palestra e sporteve, rruga ” Brahim Ademi e deri të rrethrrotullimi që të dërgon tek ”Parku i Lirisë” dhe anasjelltas./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme