Grupi i asambleistëve të Kuvendit të Komunës sonte në sheshin e qytetit “Adem Jashari”, kanë bërë ndezje e qirinjëve në nderim të jetës së Liridona Ademajt.
Kështu ka bërë të ditur komuna e Ferizajt me anë të një njoftimit në faqen e tyre zyrtare, shrkuan Arbresh.info.
“Sonte bashkë me një grup të përbërë nga gra asambleiste dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, po ndajme me ju një veprim simbolik. Kjo ngjarje simbolizon shenjën tonë të fortë të bashkëlidhjes dhe solidaritetit për Liridonën, një grua e cila humbi jetën nga vrasja brutale nga burri i saj Nuk mundemi të qëndrojmë të heshtur ndaj dhunës dhe vrasjen ndaj grave, nënave dhe motrave tona. Kjo ngjarje tragjike na detyron të ngrisim zërin dhe të ndërgjegjësojmë shoqërinë. Përmes qirinjëve, ne dëshirojmë të shprehim zemërimin tonë ndaj këtij akti barbarë”, ka thënë Mimoza Sojeva-Pajaziti, kryetare e grupit të grave./Arbresh.info/
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...