“Në emër të politikës” fajdexhinjtë dyshohet që ia morën të gjitha biznesmenit nga Prishtina

08:10 | 22 Maj 2019
Arbresh.info

Para rreth dhjetë vjetëve në oborr të QKUK-së po planifikohej të ndërtohej një spital privat. Me nismën për ndërtimin e tij dyshohet se nisën edhe dallaveret e të ashtuquajturit “Grupi i Currit” kundër biznesmenit Faton Dalladaku, shkruan sot Koha Ditore.

Ligjërisht atëkohë ndërtimi i një spitali privat nuk mund të realizohej në atë lokacion. Kjo për shkak që një udhëzim administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë ndalonte ndërtimin e çfarëdo spitali në rreze prej një kilometër në afërsi të Spitalit publik. Kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, pati nxjerrë vendim të jashtëligjshëm që e lejonte ndërtimin e spitalit.

Por ndërtimi i tij dhjetë vjet më parë ishte ndaluar me presion publik. Disa vjet më pas është ndërruar ligji dhe ndërtimi i spitalit ishte legjitimuar. Por pronar i spitalit nuk ishte më Faton Dalladaku, por disa biznesmenë nga Shqipëria.

Gazeta nga burime të ndryshme brenda hetuesisë ka mësuar se problemet e biznesmenit Dalladaku me grupin e tetë personave të dyshuar për fajde, detyrim e mashtrim kanë nisur me funksionalizimin e këtij spitali.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme