Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin Kundër Narkotikëve, në vazhdën e luftimit të veprave kriminale ka realizuar dy operacione policore, të cilat përfshijnë tri rajone atë të Prishtinës të Mitrovicës së Jugut dhe Pejës.
Këto operacione kanë rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar dhe konfiskimin e dhjetëra kilogram substancë narkotike, shkruan Arbresh.info.
“Rasti i parë i koduar “Pritja” i hetuar nga sektori qendror i policisë, është realizuar në katër lokacione të ndryshme i cili ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie prej mbi 25 kg, substancë narkotike të llojit marihuanë, si dhe arrestimin e tre personave të dyshuar (shtetas kosovarë).”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, njësitet policore në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar edhe dy vetura dhe tre telefona celular.
Vlera e substancës narkotike arrin shumën prej mbi 45 000 euro.
Dyshohet se një pjesë e drogës kishte destinim tregun vendor përderisa pjesa tjetër tregun e jashtëm.
“Ndërsa rasti i dytë i koduar “Kristali 2 ” i cili është hetuar nga njësia rajonale e narkotikëve në Prishtinë, e cila ka arritur të arrestoj një person të dyshuar (mashkull kosovar), dhe të sekuestrojë një sasi prej mbi një kg, të substancës narkotikeve të llojit kokain.”, njofton policia.
Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar para të gashtme mbi 6800 euro, 1000 dollar amerikan dhe 3400 funta angleze.
Policia bën të ditur se vlera e drogës në këtë rast arrin shumën prej mbi 50 000 mijë euro.
“Veprimet policore në të dyja rastet janë, realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore për Krime të Rënda në Prishtinë.”, njofton policia./Arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...