Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Kurti flet për largimin e tyre nga Kosova

11:53 | 12 Gusht 2022
K.B

Sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Për këtë Grupi i Deputetëve të Rinj në Kuvendin e Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me rastin e kësaj dite tha se investimi në rini është investim afatgjatë për të ardhmen e një vendi.

Kurti ka folur  për zhvillimin e vendit, duke thënë se në kemi pasur zeje. “Përveç industrisë që sot është në botë, neve na nevojitet edhe prodhimi vendor. Ne duhet ë sjellim investimi, por na duhen edhe prodhime artizanale”, tha ai sot në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri vlerësoi e të rinjtë e Kosovës, kanë dëshmuar se mund të kenë sukses për të mirë duke arritur suksese në garat ndërkombëtare.

“Më shembujt, në arte, sporte, muzikë, xhudo, e futboll, ne kemi treguar se mund të kemi sukses edhe në fusha të tjera. Të gjithë njerëzit e suksesshëm janë motiv dhe inkurajim për të tjerët. Nëse shoqëritë e tjera, po plaken, ne jemi shoqëri e re, rinia nuk është flegmatike, ajo është pasardhës e luftës dhe e rezistencës”, tha ai.

Ai ka folur edhe për largimin e të rinjve nga atdheu. “Është thelbësore edukimi i të rinjve për historinë, ne kemi kaluar nga shoqëria paralele, në suksesin e shoqërisë sonë. Nëse të rinjtë tanë po largohen nga vendi, ne si shoqëri lidhjen me atdheun e kemi të pa zgjidhshme”, tha Kurti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme