Mes Kryeqytetit Prishtina dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Austri u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit, përmes së cilës u dakordua që çdo vit, më 26 tetor, në Ditën Kombëtare të Austrisë, në oborrin e Komunës do të valojë flamuri i Austrisë.
“Vendosja e flamurit austriak përkrah atij kosovar dhe të Kryeqytetit, është një shenjë e miqësisë dhe lidhjeve të thella mes popujve tanë. Përmes kësaj nisme simbolike, dëshmojmë respektin dhe lidhjen e qëndrueshme që Prishtina dhe Kosova kanë ndërtuar me Austrinë gjatë viteve. Gëzuar Ditën Kombëtare miqve tanë”, thuhet në postim./Arbresh.info
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten