Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar sot familjet e aktivistit të ndjerë, të kësaj lëvizje.
Kurti ka zgjedhur ditën e tretë të Vitit të Ri që të vizitojë familjen e Arbnor dhe Astrit Dehari, si dhe familjen e Arben Xheladinit.
Në vizitë me Kurtin ishte edhe ushtrues i detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Liburn Aliu.
“Me Liburnin, te Shaban Xheladini dhe Avni e Xhemile Dehari. Në natën e tretë të Vitit të Ri 2021 i gëzohemi fitoreve e sukseseve që i kemi përpara, por edhe i kujtojmë me mall e dashuri Arbenin e Monin, Arbnorin e Astritin”, ka shkruar Kurti në Facebook .
Ndryshe, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Bala e Arben Xheladini derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisarit, u vranë më 10 shkurt 2007 nga policia rumune e UNMIK-ut.
Ndërsa, Astrit Dehari i në nëntor të vitit 2016 kishte humbur jetën në qelinë ku po mbahej në paraburgim në Prizren nën akuzat për hedhje të molotovit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Vdekja e tij ende ka mbetur e pazbardhur, ani pse ekspertiza e mjekëve zviceranë, ka hedhur poshtë mundësinë e vetëvrasjes së tij siç ishte pretenduar nga drejtësia kosovare./arbresh.info/
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë